MENU
klinika

(Dokument)

Gruevski u ka shkruar letër Mogherinit dhe Hahnit

05.12.2018 - 11:08

Para se të kërkojë azil politik dhe të arratiset nga Maqedonia, ish-kryeministri Nikolla Gruevski u ka shkruar letër anëtarëve të Komisionit Evropian.

Në letër Gruevski kërkon gjykatës ndërkombëtar që të kontrollojnë siç thotë ai, përndjekjen masive në shtet.

Ish-kryeministri letrën e ka dërguar tek komisari për Zgjerim, Johannes Hahn, përfaqësuesja për politikë të jashtme e BE-së, Federica Mogherini, komisari për të drejtat e njeriut në Këshillin Evropian Dunja Mijatoviç de kryetari i Partisë Popullore Evropiane, Josseph Doll.

Gruevski në letër shkruan se dënimi prej dy viteve burg i është shqiptuar pa menduar dhe nga fakte të fabrikuara. Ai ka kërkuar që BE ose institucione tjera evropiane të angazhojnë disa gjykatës të njohur nga vendet anëtare të BE-së që do të merren me lëndën kundër tij.

Të marrin pjesë në disa seanca dhe në fund të përgjigjen nëse në shtetet e tyre, me dëshmi të tilla, me akuza të tilla, do t’i pranonin ose hidhnin dhe pse. Kjo pyetje kuptohet nuk do ta ndryshojë vendimin e Gjykatës Lokale, por do të përgjigjet në pyetjen lidhur me përndjekjen politike në Maqedoni”, ka shkruar Gruevski.

Në letër Gruevski ka cekur edhe një propozim tjetër, nëse i pari për Hahn, Mogherinin, Mijatoviçin dhe Dollin nuk pranohet. Ai ka kërkuar që Bashkimi Evropian të dërgojë mision në Maqedoni.

Çdo deklaratë se askush nuk mund të shpallet fajtor pa mos ekzistuar dëshmi ligjore të konfirmuara, do të ishte në dobi të gjykatësve dhe opinionit në Maqedoni”, ka shkruar ai.

Ai më pas në 10 pika ka shpjeguar se gjatë procesit gjyqësor është ballafaquar me një numër të madh të shkeljeve ligjore. /Konica.al/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Terreni në Hungari

Arratiset Gruevski?

Kur 300,000 votues janë baraz me 9 deputetë

Arrestimi i Gruevskit, si kripa në sallatën maqedonase