Shtatë vende evropiane po luftojnë kundër grumbullimit të dhënave nga Google. Ata pretendojnë se gjiganti i internetit ka shkelur ligjet e privatësisë duke ndjekur lëvizjet e përdoruesve pas marrjes së pëlqimit të tyre nëpërmjet mashtrimit.
Akuzat janë bërë nga agjencitë e konsumatorëve në Holandë, Greqi, Poloni, Slloveni, Çeki, Norvegji dhe Suedi të martën.
Grupet e konsumatorëve po u bëjnë thirrje rregullatorëve të privatësisë që të ndjekin penalisht Google për shkelje të Rregullores së Përgjithshme të Bashkimit Evropian për Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR), legjislacionin gjithëpërfshirës i privatësisë në internet që hyri në fuqi në maj.
Ankesa vjen pas një raporti të lëshuar nga Këshilli Norvegjez i Konsumatorit në qershor, ku pretendohej se Google, së bashku me Facebook dhe në një masë më të vogël Microsoft, po përdornin “modele të errëta”, duke përfshirë “formulime mashtruese”, për të nxitur përdoruesit që t’i jepnin akses në privatësinë e tyre.
Ndërsa Google pohon se opsioni ‘historiku i vendndodhjes’ është çaktivizuar, në raport thuhet se mund të aktivizohet gjatë konfigurimit pa vetëdijen e përdoruesit.
Të dhënat e mbledhrua përmes ‘historikut të vendndodhjes’ nuk fshihen kurrë, vetën nëse përdoruesi i fshin vetë.
GDPR kërkon pëlqimin e përdoruesit për përdorimin dhe ruajtjen e të dhënave personale. Dhe një kompani mund të gjobitet deri në 4% të të ardhurave për shkelje të ligjit edhe nëse nuk e ka bazën e saj në BE.