MENU
klinika

Përmbledhja ditore e rajonit

Hahn vjen në Prishtinë për liberalizimin e vizave

01.12.2018 - 17:58

Kosovë

Komisioneri i BE-së për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hanhn, të hënën do ta vizitojë Prishtinën.

Liberalizimi i vizave (hyrja në rend dite në dhjetor, por pa gjasa reale për rezultat konkret), rrespektimi i shtetësisë së Kosovës gjatë procedurës së hyrjes së mallrave, autostrada energjetike dhe aviacioni, janë katër temat të cilat Hahn do t’i diskutojë me liderët kosovarë.

Çfarë do të bisedoj Hahn me liderët kosovar? konica.al

Kosovë

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për taksën 100 për qind për produktet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina nuk mund të jetë pengesë për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës edhe pse Bashkimi Evropian ka bërë thirrje vazhdimisht për heqjen e kësaj takse.

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, tha se kjo taksë nuk ka mundësi të ndikojë në mosliberalizimin e vizave.

konica.al

Kosovë

Diplomacia kosovare, përveç dështimeve për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, po përballet edhe me mungesë të ambasadorëve në shtetet të cilat e kanë njohur Kosovën.

Përveç kësaj, problem po shihet edhe politizimi i shërbimit diplomatik dhe shkelja e Ligjit për Shërbimin e Jashtëm për respektimin e kuotës 50/50 për emërimin e ambasadorëve të karrierës dhe ambasadorëve politik.

konica.al

Kosovë

Kryesia e Kuvendit të Kosovës të hënën e ardhshme do ta caktojë datën e votimit të tri projektligjeve për transformimin e FSK-së.

Bëhet e ditur se ushtria e Kosovës do të votohet në Kuvend më 14 dhjetor të këtij viti dhe ditë më parë është raportuar se votimi i ushtrisë do të bëhet në gjysmën e parë të këtij muaji.

Maqedoni

Të shtunën në Kuvendin e Maqedonisë vazhdon debati për ndryshimet kushtetuese. Seanca plenare mund të zgjasë për 12 ditë, pasi që për çdo amendament është paraparë debat prej tre ditësh. Në këtë fazë të dytë, miratimi i amendamenteve kërkon 61 vota.

Megjithatë, pritjet sipas Kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, janë se seanca do të përfundojë shumë më shpejt.

Kosovë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në ditën e fundit të vizitës zyrtare në SHBA, ka mbajtur një ligjëratë publike në “Atlantic Council” në Uashington, në të cilën ka folur për angazhimet për të arritur një marrëveshje paqësore me Serbinë, për të vënë paqe të qëndrueshme në Ballkanin Perëndimor.

Thaçi është shprehur se ndonëse Kosova ka qenë e gatshme dhe ka kërkuar marrëveshje për paqe gjithmonë, që nga Rambujeja e pastaj në Vjenë, megjithatë Serbia nuk ka pranuar të bëjë paqe me Kosovën. /Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Axhenda e Këshillit Evropian

‘Nuk ka liberalizim të vizave’