MENU
klinika

27 dhjetor 1944

Heroi shqiptar që serbët e ekzekutuan në ditëlindjen e tij!

28.12.2018 - 13:20

Ai lindi më 27 dhjetor të vitit 1919 në Podujevë, Kosovë në një familje aristokrate, humaniste, arsimdashëse, heroike, historikisht të dëshmuar atdhetare të Llapit.

Jahja Fusha ishte i dërguar i krahinës së Llapit në Lidhjen e Dytë të Prizrenit. Ai ishte intelektuali i parë i Llapit dhe një patriot i madh. Veprimtaria e Jahja Fushës ka vulë historike në çerdhet e shëndosha atdhetare në tokat shqiptare e botërore.

“Djalosh me bukuri magjepse, qëndrim mbretëror, filozof e diplomat, politikan e ushtarak, poet e sportist, muziktar e orator, mbi të gjitha njeri botëror e shqiptar hero faqebardhë…” janë këto fjalë të bashkëveprimtarëve të tij anembanë botës, pasi u mor vesh për ekzekutimin barbar të heroit Jahja Fusha që në ditëlindjen e tij më 1944 e kryen forcat okupuese serbe.

Kuvendi themelues i Lidhjes së Dytë të Prizrenit, Seancën e tretë e mbajti më 18 shtator 1943, me këtë rend të ditës: “Bashkimi i Mitrovicës me Shqipni”, përkatësisht “Bisedim mbi çashtjen e bashkimit të Mitrovicës, Podujevës, Vuçiternës, Pazarit të Ri, Senicës e Zonës Neutrale me Shqipni”.

Përfaqësuesi i Besianës (ish-Podjeva), patrioti Jahja Fusha, konfirmoi fuqimisht dëshirën dhe kërkesën e Llapit për t’u bashkuar me Mëmën Shqipëri:

“Un jam delegat i Llapit, të atij vendi që, ndonëse vuejti shekuj nën zgjedhën e Perandorisë Otomane, ndonëse hoq nji mij e nji të zeza nën shkelmin e Klikës Ushtarake imperjaliste të Belgradit, nuk flet, as nuk din të flasë, prej njij skaje në tjetrën të gjanësisë së vet, tjetër gjuhë veç gjuhës s’onë amtare; Shqipes së pavdekëshme; jam delegat i Llapit, i atij vendi qind për qind shqiptar, që padrejtësinat e Fuqivet imperjaliste t’Evropës kishin dënue, si shumë vende të tjera thjesht shqiptare, me nji padrejtësi të randë”.

Në fund, martiri i kombit, Fusha, e ftoi “Kuvendin, që të vendosë marrjen e të tana atyne masave që do të gjykohen të përshtatëshme për të siguruar lidhjen e bashkimin e Mitrovicës, të Vuçiternës, të Podujevës, të Tregut të Ri dhe të Senicës me Shqipni”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN