Festa e Vitit të Ri, tashmë është mjaft pranë, dhe rikthehejmë në vëmendje se si kjo datë nuk mirëpritet nga të gjitha sektet fetare.
Ndonëse kjo festë është e vjetër dhe gjatë rrugës është përligjur përshkak të prejardhjes së tij, konsiderohet si një festë pagane.
Gjatë kohëve të ndryshme historike ka patur mjaft ndryshime dhe në datë deri në vitin 1582 ku u miratua nga Kisha Katolike Romake që 1 Janari, sipas Kalendarit Gregorian, të mbetet dita e Vitit të Ri.
Gradualisht këtë traditë nisën ta ndiqnin dhe vendet e tjera me rradhë.
Por përsëri kulturat e tjera fetare fillimin e vitit nuk e konsiderojnë me 1 Janar.
Lidhur me këtë më poshtë do të ndiqni një video se si një hoxhë popullor në Kosovë kritikonte festimin e Vitit të Ri.
Gjatë fjalës së tij, hoxha Shefqet Krasniqi thotë:
“Mos e festoni vitin e ri mos gaboni me ble bredha mos i zbukuroni shpijat e juja mos e dalloni natën e Viti të Ri me asnji natë tjetër.
Mund te fitoni hidherimin e zotit.
Sot janë me qindra familje që nuk e festojnë Vitin e Ri.
Viti i Ri është komercial, e festojnë vetëm restorantet hotelet dhe këngëtarët.
Prishin moralin dhe çnjerëzohen.
Supermarketet dhe tregtarët knaqen.
Kto tjerët manipulohen me reklama dhe harxhojnë xhepat, të gjitha të ardhurat mujore.”