MENU
klinika

Nuk ka asnjë provë!

Huawei: Kërcënojmë sigurinë e Perëndimit?

18.12.2018 - 18:01

Presidenti i gjigantit kinez i telefonisë, Huawei refuzoi të martën çdo lidhje me shërbimet sekrete të Pekinit, në një çast që kompania po përballet me një valë kundërshtimi të pajisjeve të saj të telekomunikimit 5G në Perëndim.

“Nuk ka asnjë provë që Huawei kërcënon sigurinë kombëtare të ndonjë vendi”, theksoi Ken Hu, gjatë një konference për shtyp të organizuar në selinë e grupit në Shenzhen (në jug të Kinës).

Ai garantoi se sipërmarrja e tij nuk ka marrë asnjëherë nga ana e qeverisë kineze ndonjë kërkesë për të pasur akses në të dhënat që disponon kompania.