MENU
klinika

Ngjarje e rëndë

Humb jetën minatori/ Shembet galeria në Pogradec

19.12.2018 - 16:07

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Pogradec, ku ka humbur jetën një minator.

Policia thotë zyrtarisht se tek Miniera e kromit në fshatin Pojskë, dyshohet se si pasojë e rrëshqitjes së formacionit shkëmbor, në një prej galerive, është bllokuar dhe ka gjetur vdekjen një nga punonjësit e minierës, shtetasi V.D, 58 vjeç, banues në fshatin Rëmenj.

shembet galeria ne pogradec-konica.al

Nga ana e Policisë, po kryhen veprimet proceduriale të rastit dhe po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave.