MENU
klinika

Babai i Turqisë me origjinë Shqiptare

Ulur në llogore, predhat e armikut e godisnin, por nuk e arrinin

19.12.2018 - 17:46

Nga viti 1280 deri në vitin 1908, Perandoria Osmane ka qenë një shtet i përqendruar, i angazhuar në luftëra të vazhdueshme për të pushtuar territoret e shteteve të tjerë ose për të mbrojtur territoret e pushtuara nga sulmet e shteteve më të fuqishme të Europës. 

Mekanizmi i funksionimit të kësaj perandorie ka qenë organizuar me atë mënyrë që përparimi në karrierën ushtarake, politike dhe ekonomike përcaktohej kryesisht nga pjesmarrja në luftëra, nga guximi, zgjuarsia dhe aftësitë për të fituar beteja sa më të rëndësishme.

Shpeshherë, kur betejat ishin të ashpra dhe nisma ishte në anën e ushtrisë kundërshtare, komandanti i ushtrisë turke ndizte një duhan në vijën e parë të frontit, aty ku shkalla e rrezikshmërisë ishte më e lartë.

Ndezja e duhanit në situata të tilla u jepte zemër komandantëve të niveleve më të ulëta dhe ushtarëve, pasi atyre u përcillte mesazhin: “Komandanti nuk e ka humbur toruan, ai është i qetë dhe i ka në dorë sekretet e kthimit të fatit të betejës në anën e tyre”.

Funksione të tilla simbolike, e ndezura e duhanit i ka kryer edhe përgjatë viteve të shpërbërjes së Perandorisë Osmane. 

Shkrimtari amerikan H. C. Armstrong në librin kushtuar jetës dhe veprimtarisë politike, shoqërore dhe ushtarake të Mustafa Qemal Ataturkut me titull “Ujku i murrmë”, ndër të tjera shkruan: “Një herë, ai ishte ulur jashtë një llogoreje të re. një bateri angleze hapi zjarr mbi të. E ndërsa trupat kapën rrezen e duhur, predhat filluan t’i bien fare pranë; me një siguri matematikore ai ishte në shënjestër. Stafi i kërkoi që të mbrohej.

– “Jo, – tha ai. Të mbrohesh tani do qe një shembull i keq për njerëzit e mi”.

Ndezi një cigare dhe tymosi në qetësi, duke bërë muhabet, pa u shqetësuar, kurse njerëzit, të sigurt nëpër llogoret, e shikonin nga poshtë me admirim. Topat e armikut u zhvendosën drejt një shënjestre të re. Megjithëse u mbulua me tymin e predhave të shpërthyera, Mustafa Qemal Ataturku nuk luajti vendit…

Ndonjëherë lëvizte ngadalë në vendet e hapura për të inkurajuar njerëzit e tij, por edhe në distanca të vogla snajperër e armikut nuk arrinin ta godisnin. 

Përveçse në fushëbeteja, ndezja e cigares përcillte mesazhe veçanërisht të rëndësishme në zyrat e sulltanit. Vetëm një rreth shumë i kufizuar ushtarakësh e nëpunësish të niveleve të larta, diplomatësh, dijetarësh dhe artistësh të shquar kishin privilegjin të pinin duhan me sulltanin.

Ndezja e duhanit në mjediset sulltanore të Portës së Lartë tregonte simbolikisht se ushtaraku, nëpunësi ose dijetari gëzonte hapësirë të gjerë lirie për të shprehur mendimet e tij për fushën e veprimtarisë ku ishte angazhuar, çka nënkuptonte se ai ishte i parapëlqyeri i sulltanit për të përparuar në karrierë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Luftërat, humbjet dhe fitoret e saj!

Cila ishte Perandoria Osmane në shek. XVIII-XIX


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit