Të gjithë, në një periudhë të caktuar të jetës sonë e kemi provuar lodhjen rraskapitëse. Është një gjendje e vazhdueshme lodhjeje që zhvillohet me kalimin e kohës duke na shteruar energjitë, motivimin dhe përqëndrimin. Lodhja në këtë nivel ndikon në gjendjen emocionale dhe psikologjike të gjithsecilit.
Shkaqet
Në të shumtën e rasteve lodhja lidhet me rutinën e përditshme, veçanërisht me mungesën e aktivitetit fizik. Ndjesia e lodhjes është e lidhur dhe me depresionin, por në raste të tjera është simptomë e gjendjeve shëndetësore që trajtohen me medikamente.
Faktorët e mënyrës së jetesës
Renditja e faktorëve që mund të jenë përgjegjës për ndjesinë e lodhjes shpeshherë është hapi i parë drejt lehtësimit. Lodhja mund të lidhet me:
- Përdorimin e alkoolit dhe drogave;
- Aktiviteti fizik i tepërt;
- Trazira nga ndryshimet e orareve;
- Aktivitet i pakët fizik;
- Mungesë të gjumit;
- Ushqyerja jo e shëndetshme.
Gjendjet shëndetësore
Lodhja rraskapitëse mund të jetë shenjë e një gjendje shëndetësore ose efekt i përdorimit të drogave apo të ndonjë terapie, siç janë:
- Problemet akute të mëlçisë;
- Anemia;
- Ankthi;
- Kanceri;
- Sindroma e lodhjes kronike;
- Infeksioni kronik;
- Sëmundja kronike e veshkave;
- Tronditjet;
- Sëmundja pulmonare obstruktive kronike;
- Depresioni;
- Diabeti;
- Emfizema;
- Fibromialgjia;
- Hidhërimi;
- Sëmundjet e zemrës;
- Hipotiroidizëm;
- Hipertiroidizëm;
- Sëmundja inflamatore e zorrëve;
- Mjekimet dhe trajtimet siç janë: kimioterapia, terapia me rrezatim, medikamentet e zemrës dhe anti-depresantët;
- Sklerozë të shumëfishtë;
- Obeziteti;
- Dhimbjet të vazhdueshme;
- Apnea e gjumit;
- Stresi;
- Dëmtimet traumatikë në tru.
Kur duhet të paraqiteni tek mjeku
Kërkoni ndihmë mjekësore nëse lodhja lidhet me problemet e shëndetit mendor dhe në simptomat përfshihen:
- Mendime për të dëmtuar veten ose vetëvrasje;
- Mendime për të lënduar të tjerët.
Gjithashtu, kërkoni kujdes mjekësor nëse lodhja lidhet me:
- Dhimbje në kraharor;
- Vështirësi në frymëmarrje;
- Rrahjet e shpejta dhe jo të rregullta të zemrës;
- Ndjesia e të humburit të ndjenjave;
- Dhimbje të forta në kurriz, barkë dhe legen.
Kërkoni t’ju shoqërojnë në emergjencë nëse:
- Keni gjakderdhje jonormale, duke përfshirë gjakderdhje nga zorra e trashë ose të vjellat me gjak.
- Dhimbje koke të forta.
Lini një takim me mjekun nëse: Lodhja vazhdon të jetë e njëjtë edhe pas disa javësh, ndonëse jeni përpjekur të pushoni, të ulni nivelet e stresit…