MENU
klinika

Detajet

Kapet me armë, arrestohet i forti i Lushnjës

07.12.2018 - 14:48

Policia e Lushnjës ka arrestuar një 37-vjeçar, pasi ishte shpallur në kërkim. Në pranga ka përfunduar B.L, banues në Lushnje sepse ka kanosur armë zjarri pistoletë shtetasin E.Xh, 38 vjeç në 19 tetor 2018.

Gjatë momentit të kapjes, policia i gjen edhe një armë zjarri pistoletë të cilën ky shtetas e mbante në brez.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, arrestuan shtetasin: B.L, 37 vjeç, banues në Lushnjë.

Shtetasi B.L ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Kanosje” dhe “Armëmbajtje pa leje” pasi në datën 19.10.2018, pranë lokalit të shtetasit me iniciale S.Ç, në lagjen “Gafurr Muço” Lushnje, ka kanosur me armë zjarri pistoletë shtetasin E.Xh, 38 vjeç.

Gjatë kontrollit të trupit që ju bë shtetasit B.L, ju gjetë një armë zjarri pistoletë TT me 7 fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” parashikuar nga Nenet 84 dhe 278 të Kodit Penal.