MENU
klinika

“One Kiss”

Kënga e Dua Lipës më e dëgjuara në MTV!

15.12.2018 - 14:44

Jo vetëm që ka arritur të jetë e famshme ndërkombëtarisht, por gjithashtu është konsideruar si një ndër artistet më me influencë për vitin 2018. E kjo nuk ka ndodhur rastësisht.

Sukses pas suksesi dhe rrëmbimi të një sërë çmimesh në eventet më të rëndësishme në industrinë e muzikës, duket se arritjet për këtë vit ende nuk kanë fund për Dua Lipën.

Me anë të një njoftimi në historinë e Instagram-it, këngëtarja 23-vjeçare shumë e lumtur ka rrëfyer se bashkëpunimi i saj me Calvin Harris është kënga më e dëgjuar në MTV për vitin 2018.

“One Kiss” ka arritur të jetë kënga dhe klipi më i preferuar i publikut për këtë vit dhe ka qenë fillimisht MTV që e ka bërë të ditur këtë lajm.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN