MENU
klinika

Nga Jennifer te Sia

Këngëtari shqiptar “lë pa fjalë” yjet e muzikës

28.12.2018 - 11:13

Albert Stanaj, këngëtari me origjinë shqiptare, është duke bërë karrierën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa ishte në vendin tonë edhe pak kohë më parë kur mori pjesë në “The Voice” si i ftuar special.

Pak ditë më parë, Stanaj postoi një foto së bashku me yllin e muzikës Jennifer Lopez duke shkruar bashkëngjitur se ishte si një film, por nuk e ka mbyllur këtu.

Albert Stanaj ka performuar para yjeve të muzikës botërore për festën e Krishtlindjeve. Në eventin privat ishin të pranishëm Jennifer Lopez me bashkëshortin dhe këngëtarja Sia.

I rrethuar nga artistet dhe shumë miq të tij, Alberti performoi këngën “Last Christmas”. Vetë këngëtari publikoi një video në Instagram, ku dukej Jennifer duke e dëgjuar me vëmendje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN