MENU
klinika

Nga New York Times

Khashoggi nuk është viktima e vetme e Arabisë Saudite…

14.12.2018 - 15:48

Vrasja e Jamal Khashoggi e ka përqëndruar vëmendjen e gjithë botës në abuzimet e të drejtave të njeriut në Arabinë Saudite. Duhet të kujtojmë gjithë ata mijëra njerëz në burg.

Në nëntor 2015, kam kaluar disa javë duke raportuar në Jeddah, Arabinë Saudite. Kishte qenë më pak se dy vjet që nga vizita ime e fundit aty dhe vetëm 10 muaj që kur u ngjit në fron princi Salman, por raportet mes aktivistëve dhe intelektualëve vendas nuk ishin dhe aq të mira. Në mbrëmjen time të fundit, shoku im Fahad al-Fahad, një konsulent i marketingut dhe aktivist i të drejtave të njeriut, ofroi të më merrte në një turne që, ai sugjeroi, mund të ndihmonte për të shpjeguar atmosferën e re.

Në fshatin Dhahban, Ministria e Brendshme po ndërtonte një kompleks masiv burgu, dhe Fahad tha se do të ndihmonte për të strehuar të dënuarit nga ligjet kundër terrorizmit.

“Sa herë që bie zilja e derës, unë mendoj se dikush ka ardhur për të më arrestuar”, tha Fahad.

Burgu Qendror Dhahban u hap disa javë pas vizitës sonë dhe shumë prej të paraburgosurve të mbretërisë, përfshirë Badawi dhe ish-avokatin Waleed Abu al-Khair, u transferuan atje. Katër muaj më vonë, arrestimi që kishte frikë Fahad erdhi, edhe ai u burgos edhe në Dhahban. Ai tani po vuan një dënim pesëvjeçar për “nxitje të armiqësisë ndaj shtetit” nëpërmjet Twitterit.

Vrasja e Jamal Khashoggi në Konsullatën Saudite në Stamboll më 2 tetor ka shtuar kontrollin ndërkombëtar për princin e fuqishëm të Arabisë Saudite.

Ndonëse Presidenti Trump i ka qëndruar pranë princit të kurorës, senati votoi në nëntor një projekt-ligj që do t’i jepte fund mbështetjes amerikane për luftën në Jemen. Javën e kaluar, liderët e Senatit kërkuan një konferencë nga drejtoresha e CIA-s, Gina Haspel, mbi provat për vrasjen e gazetarit Khashoggi dhe pas takimit me Haspel, senatorët iu thanë gazetarëve se ishin të bindur se Princi Mohammed kishte urdhëruar vrasjen.

Por, pavarësisht zemërimit lidhur me fatin e Khashoggit, shumë pak vëmendje i është kushtuar mënyrës sesi princi i trajton disidentët brenda mbretërisë, të cilët burgosen në numra rekord. Më shumë se 2,600 disidentë sauditë, përfshirë shkencëtarë, shkrimtarë, avokatë dhe aktivistë të të drejtave të grave, janë në paraburgim në Arabinë Saudite. Shumica e tyre dënohen për vepra të tilla jo të dhunshme, si “kritika ndaj gjykatës mbretërore” dhe “përqeshja e figurave fetare”.

Arabia Saudite nuk ka qenë gjithmonë kështu.

Paraardhësi i mbretit Selman, Mbreti Abdullah, në vitin 2003, ndërsa ai ishte ende princ, nisi një seri takimesh ku mblodhi përfaqësuesit e sektorëve të ndryshëm të shoqërisë saudite për të shqyrtuar zgjidhjet e mundshme për problemet e mbretërisë. Pasi u bë mbret në vitin 2005, ai dha qindra mijëra bursa të reja saudite për universitetet evropiane dhe të Amerikës së Veriut. Deri në vitin 2010, Sauditët ishin ndër përdoruesit më të zjarrtë të mediave sociale në botë.

Por liderët arabë që iu nënshtruan kryengritjeve të Pranverës Arabe dhe këtu çdo gjë ndryshoi.

Pasi mbreti Salman mori fronin në janar 2015, ritmi i arrestimeve u përshpejtua.

Pas vizionit të princit për të diversifikuar ekonominë saudite, në prill të vitit 2016, sulmet mbi aktivistët u shtuan.

Në këta 18 muaj, që kur Princ Mohammed u bë trashëgimtar i fronit, mesazhi është i qartë: Princi do të shtypë brutalisht jo vetëm disidentët, por edhe ata që guxojnë të shprehin pikëpamjet e tyre në publik. Mesazhi për të huajt është gjithashtu i qartë: Princi Mohammed është Shpresa dhe Shpëtimtari i vetëm i Arabisë Saudite.

Aleatët e Arabisë Saudite, në veçanti Shtetet e Bashkuara dhe sidomos Kongresi, duhet të këmbëngulë për lirimin e të burgosurve politikë të mbretërisë.

Udhëheqësit perëndimorë që dëshirojnë të marrin hak për vrasjen e Khashoggit duhet të kërkojnë liri për shokët e tjerë të tij.

Duke liruar të burgosurit politikë dhe duke liruar kufizimet në shprehjen e lirë, princi do të fitonte reputacion të mirë dhe gjithashtu do të rivendoste kontrollin e brendshëm. Miku im Fahad dhe të tjerët si ai nuk duan asgjë më shumë se t’i përdorin energjitë dhe talentet e tyre për zhvillimin e vendit të tyre.

Katherine Zoepf është autorja e librit “Excellent Daughters: The Secret Lives of Young Women Who Are Transforming the Arab World”.

New York Times

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Project Syndicate

Një botë plot me Khashoggi…

Albert Çaçi

Aleati problematik