MENU
klinika

Masa esktreme

Kina vendos: Në burg, kush merr doping

29.12.2018 - 22:56

Kush dopohet, në burg. Ky është vendimi më i fundit që ka marrë Kina, që kërkon që të mos njolloset imazhi i saj nga atletët që përdorin substanca të palejuara dhe rezultojnë pozitiv në testet antidoping.

Për të ndaluar këtë fenomen që është bërë i vazhdueshëm, po mendon një zgjidhje radikale. Sipas agjencisë shtetërore “Xinhua”, Ministria e Sportit dhe Autoriteti Suprem Gjyqësor po punojnë për të ndërtuar një udhëzim për trajtimin e rasteve të atletëve që rezultojnë me doping.

Sipas këtij udhëzimi, që nga viti i ardhshëm përdorimi i dopingut do të trajtohet si shkelje kriminale, ndaj do të dënohet sipas rasteve edhe me burgim. “Kjo tregon dëshirën tonë për t’i treguar botës se e kemi seriozisht kur bëhet fjalë për të luftuar dopingun dhe duam të marrim masa konkrete”, – janë fjalët e ministrit kinez për sportin.

Kina, në fakt, është një nga vendet që është akuzuar se ka përfituar nga një sistem i vazhdueshëm i përdorimit të substancave të palejuara me urdhër nga lart në vitet ’80-’90. Por Pekini dëshiron të ndryshojë plotësisht imazhin e tij para se në këtë vend të organizohen Lojërat Olimpike Dimërore të vitit 2022.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


WADA rihap laboratorin në Moskë

Rusia pranon skandalin e dopingut