MENU
klinika

Shpallen dy fituesit!

Konkursi “Krijimtaria muzikore 2018”

16.12.2018 - 17:59

Përfundon në ArTurbina këtë fundjavë konkursi mbarëkombëtar i krijimtarisë muzikore për vitin 2018. 

Në zhanrin e muzikës opera mori pjesë kompozitori Vasil Tole me Opera Solemne “Skënderbeu Kryezoti i Arbërit” me libret të Theofan Stilian Nolit dhe Vasil S. Tole. 

Në zhanrin e muzikës balet mori pjesë Fatos Qerimaj, me “Eho Skënderbejane”, me libret të Petrit Rukës, si dhe Jetmir Zanganjori, “Balet Ballkan Exspres” me libret të Stefan Çapalikut.

Juria e cila përzgjodhi fituesit përbëhej nga Thomas Simaku, Nicole LeFanu dhe Pedro Amaral, vendosën që të shpallin fitues në balet kompozitorët Fatos Qerimaj dhe opera Vasil Tole, me motivacionin se tashmë në repertorin e muzikës shqiptare bashkëkohore do të shtohet një balet edhe një opera. 

Ndërsa, kompozitori i ri Jetmir Zaganjori, u vlerësua me çmim inkurajues.

Afati i përfundimit të konkursit, ndryshe nga çfarë ishte parashikuar në fillim, u shty nga Ministria e Kulturës, në mënyrë që pjesëmarrja e artistëve në garë të ishte më e madhe, por përsëri në konkurs morën pjesë vetëm tre artistë.

Është për të ardhur keq sepse kjo gjë tregon më së miri gjendjen kritike në të cilën ndodhet arti.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit