MENU
klinika

Sa 39% e BE-së

Konsumi, të fundit në Europë

14.12.2018 - 13:06

Konsumi për frymë i shqiptarëve është rritur lehtë, por, duke ngelur në vendin e fundit në Europë. Të dhënat më të fundit të Eurostat, tregojnë se konsumi mesatar për frymë i shqiptarëve është sa 39% e një europiani mesatar.

Vitin paraardhës kjo normë fiksohej në 37%. Ndjekësit më të afërt të Shqipërisë në këtë renditje janë dy vendet e rajonit: Maqedonia dhe Bosnje Hercegovina.

Diferenca me vendet më të zhvilluara të Europës është kështu e ndjeshme. Të dhënat tregojnë qartë se, në krahasim me vende si Norvegjia, Zvicra apo Luksemburgu, një shqiptar mesatar konsumon 3 herë më pak.

Konsumi është një ndër indikatorët kyç të mirëqënies së një individi si dhe një ndër më të besueshmit për të përcaktuar diferencat mes ekonomive të ndryshme.

Indikatori tjetër ndërkohë, ai i Prodhimit të Brendshëm Bruto për frymë, nuk ka pësuar asnjë ndryshim, pasi në Shqipëri vazhdon të jetë sa 30% e një europiani mesatar. Edhe në këtë drejtim, Shqipëria mban vendin e fundit në Europë dhe rajon. Ndjekësja më e afërt edhe këtu është Bosnje Hercegovina me një normë në 32% të mesatares europiane.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Në rritje me 15%

200 mln euro kredi konsumi

Sjell 80% të PBB-së

Jemi një ekonomi konsumi