MENU

Në rritje me 15%

200 mln euro kredi konsumi

16.11.2018 - 15:19

Kredia konsumatore po rritet me ritme të larta. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, rritja më e spikatur ka ardhur në segmentin e kredisë së mirëfilltë konsumatore, të akorduar për blerjen e mallrave jo të qëndrueshëm. Në mesin e këtij viti, portofoli i kredisë bankare në lekë për këtë qëllim arriti në 24.6 miliardë lekë (rreth 200 milionë euro), me një rritje prej 15.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në rritje, por me ritëm më të ngadaltë është kredia për mallra të qëndrueshëm, që arriti në 14.8 miliardë lekë, 8.8% më shumë krahasuar me mesin e vitit të kaluar. Kredia për blerjen e mallrave të qëndrueshëm i referohet kryesisht blerjeve në vlera të mëdha, siç mund të jenë automjetet, pajisjet elektronike dhe elektroshtëpiake apo mobiljet.

Analizat e Bankës së Shqipërisë vendosin përtëritjen e konsumit të sektorit privat, si faktori më përcaktues në zgjerimin e prodhimit kombëtar këtë vit. Norma e rritjes vjetore të konsumit në tremujorin e parë 2018 ishte 3%, ndërsa konsumi dha një kontribut prej 62% në formimin e kërkesës së brendshme.

Përveç rritjes së të ardhurave nga tatimi mbi vlerën e shtuar dhe rritja e importit të mallrave ushqimore, një nga treguesit e tërthortë është pikërisht rritja e kredisë konsumatore. Sipas Bankës së Shqipërisë, rritja e konsumit është mbështetur gjithashtu nga zgjerimi gradual i punësimit dhe i të ardhurave nga puna dhe nga përmirësimi i besimit.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rritet te bizneset dhe individët

Kredia afatgjatë arrin në 2.3 miliardë euro

“Zhvendosja” e huasë

Kredia bie në Tiranë, rritet në rrethe

Vetëm 3.9% janë me probleme

Bankat, 510 milionë euro kredi jashtë vendit