MENU
klinika

Situata është shqetësuese

‘Vdes’ Banka Qëndrore më e vjetër në botë?

25.12.2019 - 09:08

Pas përafërsisht pesë vjet me përqindje negative interesash, Banka Qëndrore më e vjetër në botë, nuk mundej më.

Riskbank Suedeze e rriti përqindjen kryesore të interesit në 0% këtë të enjte, duke u bërë banka e parë qëndrore që hyri në territor negativ dhe u kthye sërisht, midis shqetësimeve në rritje se efektet anësore të dëmshme janë më të shumta sesa përfitimet e kësaj politike monetare.

konica ekonomiakonica ekonomia mobile

Ka qënë e dhimbshme për bankat që duhet të paguajnë për të vendosur paratë e tyre në bankën qëndrore, në vend të merrnin interesa prej tyre. Nga takimet e fundit është bërë më se e qartë se politikbërësit janë shqetësuar më shumë për sa i përket përqindjeve negative që mund të jenë një situatë e përhershme, dhe efekti që ato mund të kenë në pritshmërinë e njerëzve.

Bankat e tjera qëndrore si ajo e Japonisë dhe Anglisë i kanë vendosur përqindjet e interesit në pritje, të pandryshueshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Gafat e Bankës Qendrore Evropiane

A është ky fundi për euron?

Përfundon paketa e ndihmës

5 mësime nga kriza greke