MENU
klinika

Ndikojnë në uljen e varfërisë

Remitancat shënojnë nivelin më të lartë në 2019

16.12.2019 - 10:34

Sipas Bankës së Shqipërisë remitancat u rritën përsëri në tremujorin e tretë dhe gjatë këtij viti kanë arritur nivelet më të larta të regjistruara në epokën e post-krizës ekonomike.

Dërgesat e emigrantëve kishin vlerën e 185 milionë eurove, në rritje me 15 milionë euro krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Për gjithë 9-mujorin e parë, remitancat arritën vlerën e 520 milionë eurove, në rritje vjetore me rreth 4%.

konica ekonomiakonica ekonomia mobile

Një studim i Bankës së Shqipërisë, në bashkëpunim me Bankën Botërore, ka treguar se remitancat janë burim të ardhurash për rreth 26% të familjeve shqiptare. Ato kontribuojnë në arsimim, shëndetësi, investime, por sidomos në uljen e varfërisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN