Studentët e Universitetit ‘Fan.S.Noli’ që u mbështetën edhe nga nxënës të shkollave të mesme, vazhduan të enjten protestën e tyre.
Ashtu si ditët e kaluara, ata e nisën protestën nga Universiteti, duke ndjekur ritualin e manifestimit në bulevardin ‘Republika’ me ndalesë te sheshi para katedrales, përshkimin e zonës këmbësore, për t’u shpërndarë në bulevardin ‘Shën Gjergji’.
Në këtë manifestim më të shumtë në numër edhe nga pjesmarja e nxënësve të shkollave të mesme, studentët hodhën parulla që shprehin qëndresën deri në plotësim të kërkesave të tyre. Ata sfiduan të ftohtin për të vazhduar protestën e cila u zhvillua pa incidente.
Studentët në protestën e tyre kanë kërkuar t’i bashkohen manifestimit nxënësit e shkollave të mesme.
Ata bllokuan hyrjet e shkollave për të tërhequr edhe nxënësit në protestë, dhe ja aritën të dalin së bashku në manifestinin e radhës.