MENU
klinika

Përmbledhja ditore e rajonit

Kosova përgatitet për dialogun me Serbinë

24.12.2018 - 17:07

Kosovë

Presidenti Hashim Thaçi ka biseduar me kryesuesit e Ekipit Negociator, Fatmir Limajn dhe Shpend Ahmetin, për fazën e fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai me këtë rast ka porositur se së bashku do të koordinohen përgjatë gjithë procesit të bisedimeve me Serbinë dhe këtë momentum të krijuar do ta shfrytëzojmë për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të obligueshme, e cila Kosovës duhet t’ia sigurojë njohjen nga Serbia dhe anëtarësimin në OKB, NATO dhe BE.

Presidenti Thaçi ka një porosi para vazhdimit të dialogut konica.al
Presidenti Thaçi ka një porosi para vazhdimit të dialogut konica.al

Kosovë

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e delegacionit shtetëror në procesin e dialogut me e Serbisë.

Ndërkohë, 300 mijë euro janë ndarë nga Qeveria e Kosovës për ekipin negociator me Serbinë.

Maqedoni

Deri mëngjesin e ditës së hënë në Gjykatën Penale në Shkup kanë arritur 12 kërkesa për amnisti, nga të akuzuarit për ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë dhe afati pesëditor për dorëzimin e kërkesave do të përfundojë të martën.

Kërkesat të akuzuarit mund t’i dorëzojnë në gjykatë personalisht ose përmes postës, ndërsa pas skadimit të afatit për dorëzimin e kërkesave, gjykata dhe prokuroria do të ketë afat pesë dite që të përgjigjen se kush do të falet dhe kush jo.

Kosovë

Studentët e Universitetit të Prishtinës, kanë paralajmëruar protestë të hënën.

Në njoftim thuhet se ata të protestojnë para zyrës së BE-së në Kosovë për shkak të mos liberalizimit të vizave.

Maqedoni

Njësitë matëse për kualitetin e ajrit të Ministrisë së Ambientit jetësorë dhe planifikimit hapësinorë, mëngjesin e sotëm kanë regjistruar grimca të PM10, po thuajse në çdo vend të Maqedonisë.

Më së shumti grimca PM10, janë regjistruar në komunën Qendër ku janë matur 302 mmg/PM10, vendi i quajtur Rektorat janë matur rreth 180 grimca PM10, Komuna e Karposhit me 179, Manastir me 159, Strumicë 156, Tetovë dhe Kavadar 134.

Kosovë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë po u kërkon dy partive opozitare, LDK-së dhe LVV-së, të përfshihen në dialogun me Serbinë.

Kjo përfaqësi diplomatike ka deklaruar se nuk është koha që opozita të qëndrojë anash këtij procesi e as të krijojë pengesa drejt zgjidhjes gjithëpërfshirëse. /Konica.al/