MENU

Reagimi i Haradinajt

‘Kosova po krijon ushtri për ta ruajtur paqen’

05.12.2018 - 15:50

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i është kundërpërgjigjur deklaratave të politikanëve serbë lidhur me rrezikun siç kanë thënë ata që vjen nga formimi i Ushtrisë së Kosovës.

Haradinaj gjatë një vizite në Plemetin ka thënë se Kosova po e formon ushtrinë për ruajtjen e paqes, e jo për ta okupuar territorin e saj dhe se Serbia po bën propagandë.

NATO ia tërheq vërejtjen Kosovës për ushtrinë
NATO ia tërheq vërejtjen Kosovës për ushtrinë

Ndryshe, pas paralajmërimit nga Prishtina zyrtare për formimin e Ushtrisë së Kosovës, kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka deklaruar sot se shpreson që Serbia nuk do të ketë nevojë ta përdorë ushtrinë, por pranoi se aktualisht një opsion i tillë ekziston në tavolinë.

Shpresoj që kurrë nuk do të kemi nevojë ta përdorim ushtrinë tonë, por në këto momente një opsion i tillë është në tavolinë, pasi nuk mundemi të lejojmë një pastrim të ri etnik dhe stuhi tjera”, ka deklaruar Bërnabiq para gazetarëve në Beograd. /Konica.al/