MENU
klinika

Reagon Vuçiç

Kosova po përgatit tri masa të reja ndaj Serbisë

09.12.2018 - 16:16

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se Kosova është e gatshme të zbatojë masa të reja ndaj Serbisë, duke thënë se bëhet fjalë për tri masa të vështira që mund të ndërmerren, por pa treguar se për çfarë bëhet fjalë.

I pyetur nga gazetarët nëse ka vlerësime se çfarë veprimesh të tjera mund të ndërmerr Prishtina, pas zbatimit të taksës 100 për qind, Vuçiç tha se “bëhet fjalë për tri veprime të cilat do të mund të përpiqen t’i ndërmarrin dhe nuk dihet se cila është më e keqe se tjetra për ne”.

Por, unë nuk mendoj se ndonjë prej këtyre gjërave është e mirë në periudhë afatgjatë për të [Haradinajn]. Ai është që i shikon gjërat në afat të shkurtër, sikurse edhe disa nga kundërshtarët tanë politikë. Shumë në afat të shkurtër i shikojnë gjërat”, tha Vuçiç.

Siç raporton Tanjugu, Vuçiç deklaroi se shtoi se shteti do të marrë vendime lidhur me masat e reja të Kosovës vetëm kur atëherë kur të ndërmerren nga pala kosovare.

Sipas tij, Kosova po i shkakton më së shumti shqetësim, frikë dhe ankth, sepse, thotë se “çmenduria” e Prishtinës është e pafund dhe askush nga bashkësia ndërkombëtare nuk po e ndalë këtë “çmenduri”. /Konica.al/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përmbledhja ditore e rajonit

Paralajmërohen masa shtesë ndaj Serbisë