MENU
klinika

Reagon Haradinaj

‘Taksa 100% nuk do të jetë e vetmja masë’

08.12.2018 - 14:31

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, premtoi se Kosova do të ndërmarrë edhe masa të tjera ndaj Serbisë.

Haradinaj tha se kjo do të jetë si kundërpërgjigje ndaj qasjes së kësaj të fundit kundrejt rrugëtimit të Kosovës.

kolana e librave

Taksa 100 për qind nuk do të jetë e vetmja, ky nuk është maksimumi që do të bëjmë”, tha Haradinaj.

Ai gjithashtu tha se “taksa ndaj Serbisë nuk i ka shkaktuar dëme biznesit në Kosovë”.

I pyetur nëse do të ketë një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë sipas shembullit franko-gjerman, Haradinaj tha se “mes Kosovës dhe Serbisë do të ketë një kontratë gjithëpërfshirëse ku do të përcaktohen të gjitha çështjet. Por korrigjimi i kufijve nuk është pjesë e kësaj pakete. Serbia ka pasur gjithmonë ide për ndarjen e Kosovës, por në veri nuk do të ketë skenar ukrainas”. /Konica.al/