MENU
klinika

Reagon Serbia

‘Dialogu vazhdon nëse hiqet taksa për mallrat serbe’

21.11.2018 - 16:21

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se Beogradi është i gatshëm për vazhdimin e dialogut me Prishtinën.

Vuçiç tha se nëse shfuqizohet vendimi për rritjen e taksës prej 10 për qind për mallrat e importuara nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina.

kolana e librave

Në çdo dialog ekzistojnë rregullat që të respektohet edhe pala tjetër. Presim nga Prishtina ta kryej punën e saj në mënyrë të civilizuar dhe të heq taksën. Kur ta bëjnë këtë, jemi menjëherë të gatshëm të vazhdojmë dialogun”, tha Vuçiç.

Ai gjithashtu shtoi se nuk mund të parashikoj nëse Prishtina pas dështimit për t’u anëtarësuar në Interpol do të pranojë të heq taksën, apo të vazhdojë me masa më të ashpra.

Është një pyetje e vështirë. Po të më thoshte dikush më herët se ekziston mundësia që dikush të vë taksa, do të thosha se një mentalitet i tillë jo vetëm që nuk i takon shekullit të 21-të, por as të 17-të. Nuk e di çfarë të them, nuk e di çfarë do të bëjnë. Shpresoj që në të ardhmen nuk do të ketë lëvizje të tilla, por duhet të jemi të përgatitur”, ka shtuar ai. /Konica.al/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Anëtarësimi në INTERPOL

Vendet që votuan kundër Kosovës