MENU
klinika

Pritja e kosovarëve

Kosova rrezikon të mos ketë liberalizim të vizave as vitin tjetër

03.12.2018 - 11:49

Kosova as këtë vit nuk do ta përfundoj procesin e liberalizimit të vizave. Të paktën kështu është thënë nga ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, e cila ka konfirmuar se çështja e heqjes së vizave për Kosovën nuk do të jetë në agjendën e BE-së.

Hoxha madje e ka quajtur të padrejtë anashkalimin e Kosovës nga BE-ja, për shkak të politikave të tyre të brendshme.

‘Nuk ka liberalizim të vizave’ konica.al

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur edhe Artan Murati nga Instituti Demokratik i Kosovës.

Ai përmes një statusi në Facebook ka shkruar se është konfirmuar që Kosova nuk do të jetë pjesë e agjendës së Këshillit të Ministrave për çështjen e liberalizimit.

Lajme të këqija prej Austrisë: konfirmohet e pritura, nuk jemi pjesë e agjendës së Këshillit (të Ministrave) për çështjen e liberalizimit. Kjo me gjasë do të na e humbë edhe vitin 2019, pa pasur mundësi të lëvizim lirshëm në zonën Schengen”, ka shkruar Murati.

Ai tutje ka thënë se Bashkimi Evropian e ka humbur busullën me Ballkanin.

Mrekullia mund të ndodhë me ndonjë lëvizje në çastet e fundit në agjendë. Gjasat për këtë lëvizje janë 0.001%. BE-ja e ka humbë busullën me Ballkanin. Është krejtësisht e ç’orientuar dhe pa strategji konkrete. Edhe institucionet tona, që nga 2010 e deri më tani, më shumë kanë bërë politikë elektorale me liberalizim sesa punë konkrete. Ky është rezultati, qytetarët e mbyllur në disa km2”, ka shkruar Murati në statusin e tij në Facebook. /Konica.al/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Axhenda e Këshillit Evropian

‘Nuk ka liberalizim të vizave’