MENU
klinika

Për markat ndërkombëtare

Kosovë/ BE prapë kërkon heqjen e tarifës 100%

29.12.2018 - 11:15

Kreu i misionit të BE-së në Kosovë i ka bërë thirrje qeverisë së vendit të rishqyrtojë vendimin për zgjerimin e taksës prej 100 për qind ndaj produkteve që importohen nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina edhe për produktet e brendeve ndërkombëtare që prodhohen në Serbi.

Në komunikatën e Zyrës së BE-së në Prishtinë thuhet se “E shohim me shqetësim vendimin e Kosovës për të shtrirë tarifën prej 100 për qind edhe për produktet e brendeve të njohura ndërkombëtare të vendeve tjera, duke përfshirë edhe vendet e BE-së, të cilat prodhohen në Serbi dhe Bosnje e Hercegovinë.”

Ne duam të përsërisim mesazhin e BE-së, se vendosja e tarifave nuk kontribuon në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe ajo bie në kundërshtim me angazhime e Kosovës drejt integrimit rajonal dhe angazhimeve të marra nga nënshkrimi i MSA-së”, thuhet në reagim.

Zyra e BE-së në Prishtinë i ka bërë thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës që të rishqyrtojë vendimin dhe të revokojë taksën.

Ky do të ishte vendimi i duhur që Kosova dhe populli i sajë të avancojë drejt aspiratave Evropiane për të tashmen dhe të ardhmen”, thuhet nga zyra e BE-së

Më tej kjo zyrë, rikujton mesazhin e BE-së për bashkëpunimin rajonal dhe kërkojmë nga  gjitha palët të përmbahen nga veprimet që minojnë këtë mesazh.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që nga e premtja në Kosovë nuk mund të hyjnë pa iu nënshtruar taksës 100 për qind asnjë produkt nga Serbia, pavarësisht vendit të origjinës. /Konica.al/

Përfundon marrëveshja e lëvizjes së lirë

Rikthehen kontrollet në Morinë

Brukseli, jashtë loje nëse Trump fiton zgjedhjet

Dialogu Kosovë-Serbi ndryshon pas 5 nëntorit

Me kë po e “zëvendëson” presidenti serb homologun rus

Vuçiç “braktis” Lindjen, refuzon ofertën historike të Putinit

Pse rriten shpresat për anëtarësim në NATO

Emërimi i Mark Rutte, “ogur” i mirë për Kosovën