MENU
klinika

Zëdhënësja e BE

Kosovë/ BE reagon ndaj letrës së Trumpit

20.12.2018 - 14:22

Letrën presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dërguar presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij serb, Aleksandar Vuçiç, Bashkimi Evropian e sheh si një shenjë të inkurajimit dhe mbështetjes së dialogut Kosovë-Serbi.

Këtë e tha zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiç.

Ne e shohim këtë letër si një sinjal të mbështetjes dhe inkurajimit të SHBA-ve për një dialog që është nën kujdesin e BE. Dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës e udhëheqin presidentët Vuçiç dhe Thaçi me ndërmjetësimin e përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini, dhe me SHBA-në është një “partner i rëndësishëm në proces”, tha Kocijançiç.

E pyetur nga gazetarët nëse “nisma amerikane, zyrtarët e së cilës mbështetën ndryshimin e kufirit të Kosovës dhe Serbisë, është në kontrast me qëndrimin e Këshillit të BE-së dhe si e tillë më shumë bën dëm sesa ndihmon dialogun”.

Koçijançiç përsëriti se BE-ja ka parametra të qartë, lidhur me zgjidhjen e mundshme në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës. /Konica.al/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përmbledhja ditore e rajonit

Trump përkrah dialogun Kosovë-Serbi


Pas Serbisë, Gjermania “i vë syrin” edhe Bosnjë-Hercegovinës

Minierat e litiumit mund të hapen në gjithë Ballkanin

Të akuzuar për ndikim mbi dëshmitarët në bashkëpunim me Thaçin

Dalin sot para ‘Speciales’ në Hagë dy zyrtarët kosovarë

Do të zëvendësojnë njësitë italiane në Forcat Operacionale Rezervë

Turqia dislokon rreth 350 trupa në Kosovë

“Nuk jam pjesë e garës elektorale!“

Hashim Thaçi: S’paraqes rrezik për askënd

"Janë përfshirë grupe ekstremiste dhe terroriste serbo-ruse!"

Shpërthimi në Zubin Potok, Kurti: Duan destabilizimin e Kosovës