MENU
klinika

Detajet

KPK konfirmon në detyrë prokurorin, Arben Kraja

17.12.2018 - 10:58

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK), ka konfirmuar në detyrë prokurorin në Prokurorinë e Përgjithshme, Arben Kraja. Seanca dëgjimore e zhvilluar pak ditë më parë, u drejtua nga trupa gjykuese e përbërë nga Roland Ilia, Firdes Shuli dhe Etleda Çiftja.

Kraja është cilësuar i përshtatshëm nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, ndërsa për kriterin e aftësive profesionale, ai është vlerësuar “shumë mirë” nga Prokuroria e Përgjithshme.


Skeda e pasurisë

Sipas ILDKPKI, deklarimi i pasurisë nga ana e prokurorit Arben Kraja ishte i saktë dhe në përputhje me ligjin. Kraja zotëron një shtëpi në Shkodër me sipërfaqe 117 m2 dhe truall 542 metra katrorë të përfituar përmes trashëgimisë. Kjo shtëpi është blerë nga prindërit e prokurorit në vitin 1956.

Kraja zotëron gjithashtu një apartament në rrugën “Qemal Stafa” në Tiranë me vlerë 56 mijë euro si dhe 16.6 për qind pjesë takuese në një sipërfaqe toke në Gjirin e Lalzit në Durrës, e blerë për 466 mijë lekë.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vlerësuar se prokurori Arben Kraja kishte burime të ligjshme financiare për pronat e mësipërme. I njëjti konstatim është arritur për një makinë të blerë për 2 mijë euro nga bashkëshortja dhe një autoveturë tip Benz me vlerë 500 mijë lekë.

Prokuri Kraja ka deklaruar se ka paguar këstin e parë prej 15 mijë eurosh të një apartamenti në Gjirin e Lalzit, vlera totale e së cilës është 130 mijë euro. Sipas KPK, Kraja ka burime të ligjshme për pagesën e këstit të parë. I pyetur nga Komisioni për qëndrimin e tij, prokurori Arben Kraja u shpreh se falënderon trupën gjykuese për objektivitetin dhe kërkoi konfirmimin në detyrë.

“10 milionë euro për kokën e Martinajt”

Kurthi që ngriti Leonard Duka për “mbretin” e kumarit!

Ishin në kërkim në kuadër të urdhër-arresteve të lëshuara nga SPAK

Si u vunë në pranga dy shqiptarët në Verona

“Do vish në Itali, po hape gojën të denoncosh do të të vrasim mamanë”

Si e reja zbuloi planin se vjehrra do e trafikonte për prostitucion

"Shumë shpejt do dalin emra të tjerë politikanësh e..."

“SPAK ka bërë tërmet”/ Profesori Karamuço bën paralajmërimin e bujshëm