MENU
klinika

Marrëdheniet në çift

“Kreditorët” përfundoi shfaqjet tek “arTurbina”

26.12.2018 - 14:47

Vepra e August Strindberg “Kreditorët” me regji nga Luli Hoxha e vënë  në skenë te “arTurbina” e njëkohësisht mbylli netët e këtij vit.

Në këtë shfaqje performuan aktorët Helidon Fino, Luli Hoxha, Laert Vasili dhe Tringa Shala. Kjo vepër vjen e shqipëruar nga Laert Vasili.

Autori i madh skandinav në veprën e tij vjen hedh në dritë marrëdhëniet bashkëshortore. Ai e shkroi këtë pjesë më tepër se një shekull më parë dhe triumfon frikshëm njësoj edhe në të sotmen.

Regjizorja dhe aktorja Luli Hoxha për autorin shprehet se. “Më parë në skenë kam sjellë dramën “Zonjusha Zhuli” të Strindberg. Autori, në fokus ka më tepër marrëdhëniet burrë -grua dhe këtu nis dhe zanafilla e ndërtimit të gjithçkaje.

Në fokus të të dyja veprave është e vendosur femra, e cila mbart gjithë këtë zinxhir të marrëdhënieve”.

Prishja e marrëdhënieve bashkëshortore vjen e shuhet, dhe kjo zbërthehet hap pas hapi në 90 minutave në një skenë teatri. Marrëdhëniet midis çiftit nga ana sentimentale, erotike, psiqike si dhe intime vijnë me ngarkesa emocionale deri aty sa dyshohet e diferencohet marrëdhënia ideale, jetëgjatësia e saj, marrëdhëniet e plota që është themeli i një lidhjeje. Në shfaqie njeriu vjen deri aty sa ngelet bosh në shpirt.

Përbindëshat konsumues do të përballen me pangopësinë si kurth i fajit të tyre.

Historia mbresëlënëse me në krye krijesën perfekte të Zotit, gruan e cila kthehet në një llogaridhënëse të pashpresë. Por më mrië ajo zbërthehet aty në teatër, duke e ndjekur drejtpërdrejt.

Ashtu si përfundoi që pas çdo faji të lënë pezull mëkati i Evës që endet si fantazëm.

Ky projekt është mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe Bashkia Tiranë si dhe donatorë privatë.

 

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Festivali Mbarëkombëtar i Teatrit

Bëhuni gati, po vijnë ditët e teatrit në arTurbina


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit