MENU
klinika

Vizita e Qirjakos Micotakis

Kreu i opozitës greke në Shqipëri, takim me minoritetin grek

20.12.2018 - 09:35

Kreu i partisë ‘Demokracia e Re’, si dhe njëkohësisht lideri i opozitës së bashkuar greke Qirjakos Micotakis, do të zhviillojë një vizitë me minoritetin grek në Shqipëri.

Lajmi bëhet i ditur nga vetë Qirjakos Micotakis, gjatë takimit të djeshëm në Himarë me kryetarin e Omonias, Fredi Bejleri.

Micotakis deklaroi se do të informojë sërish komisionerin për zgjerimin e BE, Johannes Hahn në lidhje me provokimet e Tiranës kundër pronave të minoritarëve, në zonat turistike.

Micotakis deklaroi gjithashtu se do të mbështesë plotësisht dhe vazhdimisht të drejtat e minoritetit grek duke theksuar se: “Nuk do lejojë kurrë të neglizhohet me të drejtat e minoritarëve grekë të Shqipërisë.

Nëse Shqipëria do të ndjek rrugën drejt BE-së, siç dëshirojmë të gjithë, atëherë në këtë rrugë nuk ka vend për ulje në të drejtat e minoritarëve grekë.

Mesazhi im është mëse i qartë dhe i drejtohet të gjitha palëve. Si Shqipërisë ashtu dhe kryesisë së BE, kopetente për ecurinë e negociatave të vendeve kandidate”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Në rrugën drejt Shqipërisë 2030!“

Rama, të dielën takim me shqiptarët në Londër

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës