MENU
klinika

Këshilla

Kripa, ‘helmi’ që po na vret në heshtje

10.12.2018 - 19:41

Trupi i njeriut, ka nevojë për ujë për të përfunduar shumë procese metabolike, por si mungesa ashtu dhe tepricat e ujit mund të shkaktojnë shumë probleme në organizëm.

Nëse keni pyetur ndonjëherë veten se si kripa e dëmton zemrën tuaj, kjo gjë lidhet pikërisht me ujin.
Veshkat përdorin elektrolite të tilla si natriumin, kaliumin dhe kloridin për të ruajtur ekuilibrin.

Produktet e mbeturinave dhe uji i tepërt filtrohen nga gjaku dhe ekskretohen në urine për të dalë jashtë, ndërsa natriumi i nevojshëm për funksionet trupore kthehet në qarkullimin e gjakut.

Kur niveli i natriumit është i lartë, enët e gjakut mbushen me ujë (për të eleminuar kripën e tepërt) duke rritur vëllimin e gjakut brenda enëve të gjakut. Kjo gjë çon në rritjen e tensionit të gjakut.

Me kalimin e kohës, presioni i lartë i gjakut mund të dëmtojë muret e enëve të gjakut dhe të shpejtojë ndërtimin e pllakëzave që pengojnë qarkullimin e gjakut. Ky presion i shtuar detyron zemrën të punojë më shumë për të pompuar gjakun në të gjithë trupin tuaj.

Mesatarisht, rekomandohet jo më shumë se 2.300 mg në ditë dhe me një limit akoma dhe më ideal prej jo më shumë se 1.500 mg në ditë.