04.12.2018 - 09:32
Rritja e taksës, që çon në rritjen e çmimit për konsumatorët e që ishte planifikuar të hynte në fuqi nga 1 janari, solli pakënaqësinë e shtuar të të ashtuquajturve “jelekë të verdhë”.
Njerëzit që fillimisht dolën në rrugë për të kundërshtuar këtë aspekt, e më pas demonstratat morën natyrë antiqeveritare, duke u fokusuar kryesisht kundër politikave të presidentit Emmanuel Macron.
Pezullimi i rritjes së taksës, siç bëjnë të ditur burime qeveritare, pritet të shoqërohet me masa të tjera që do të synojnë dhënien fund të demonstratave mbarëkombëtare dhe qetësimin e situatës pas dy javëve ferri.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
A do të rizgjidhet presidenti francez?