Hardhia është një shkurre kacavjerrëse me një frut të shijshëm. Fruti i saj, rrushi, përmban vitaminë C, acid urik, sasi të konsiderueshme sheqeri, deri në 25% kalcium, hekur, etj.
Vetitë kurative të hardhisë gjenden në gjethe, lastarë dhe fruta, sidomos në lëvoren e frutave. Duke qenë një laksativ i mirë, ai ngadalëson peristaltikën në zorrë, i jep energji organizmit dhe sidomos, u këshillohet të majmurve, dispeptikëve, anemikëve, njerëzve që vuajnë nga tuberkulozi, hepatiti dhe veshkat.
Shumë i këshillueshëm është konsumimi i rrushit të freskët nga të sëmurët e mushkërive, ndërsa pothuajse është i ndaluar për diabetikët, personat me tension të lartë të gjakut, insuficensë dhe ulçera, pasi përmban shumë sheqer.
Ndërsa rrushi i thatë, ka shumë elementë që çlirojnë energji dhe kuron më së miri nervozizmin, forcon sistemin nervor dhe rrit epshin seksual.
Valesa e lëngut të rrushit përdoret në sëmundjet mendore, është diurektike, kardiotonike, kuron temperaturën e lartë dhe sëmundjen e pneuonisë e tifos. Uthulla e rrushit është qetësuese, përtëritëse e freskuese, nëse thithet nga hundët.
Gjethet e latarët e hardhisë janë të mirë në diarre kronike, menstruacione dhe gjakderdhje nga hunda. Bërthamat përmbajnë esencë alkaloide dhe vaj lulor. Ato këshillohen të eleminohen pasi irritojnë stomakun.
Por, nëse bluhen së bashku me farat e shegës së tharë, janë mjekuese. Ngrënia e tyre bashkë me rrushin aktivizon dhe vë në lëvizje zorrët.
Kurimi i reumatizmës
Një kurë rrushi u sjell shumë dobi atyre që vuajnë nga reumatizmi apo artriti. Ajo fillon me 1kg ditën e parë, pastaj shtohet gradualisht nga gjysëm kg në ditë, derisa arrin 5-6 kg.
Pas kësaj periudhe fillon pakësimi, me nga gjysëm kg rrush në ditë. Kura vazhdon për 15-20 ditë. Gjatë periudhës që zgjat kura, është mirë që si ushqime plotësuese të përdoren sallata dhe fruta të ndryshme, por jo mish apo nënprodukte të tij.
Gurët në veshka e fshikëzën urinare
Gjatë krasitjes së hardhisë në pranverë, nga lastarët e prerë rrjedh një lëng i dobishëm, që mblidhet me enë të pastra. Ky lëng konsumohet 3 herë në ditë, nga një filxhan para ushqimit. Terapia zgjat 5 ditë. Pas 5 ditësh konsumimi, guralecët në veshka dhe fshikëzën e tëmthit thërrmohen dhe mënjanohen në formë rëre.
Ekzema
Po me lëngun e mbledhur gjatë krasitjes së hardhisë, mund të kurohen dhe mjekohen mjaft mirë ekzemat e lëkurës. Ato shpërlahen për disa ditë me radhë me këtë lëng, për aq kohë sa të jetë e nevojshme.
Tensioni i ulët i gjakut
Për të kuruar tensionin e gjakut në mënyrë natyrale, këshillohet të konsumohet rreth gjysmë kg rrush i zi. Ai lahet e pastrohet mirë, për t’u konsumuar çdo gjysmë ore para mëngjesit, drekës apo darkës.
Përdorime të tjera
Konsumimi i frutit esëll dhe jo shumë i pjekur kuron:
Aneminë;
Kapsllëkun;
Rrahjet e zemrës.
Lëngu i hardhive pas krasitjes kuron:
Sëmundjet e lëkurës;
Sëmundjet e syve.