MENU
klinika

Kuvendi i Kosovës

Kuvendi diskuton draft-marrëveshjen me Serbinë

26.12.2018 - 09:45

Kuvendi i Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar draft-marrëveshjen e përgatitur nga Qeveria e Kosovës për dialogun me Serbinë.

Në rendin e ditës është vetëm një pikë – diskutim mbi dokumentin e përgatitur nga Qeveria e Republikës së Kosovës, si “Draft-marrëveshja gjithëpërfshirëse midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë”.

Ndryshe, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, ka ftuar në takim të përbashkët Presidentin, Kryeministrin, Ekipin Negociator, si dhe përfaqësuesit e grupeve parlamentare nga partitë opozitare ende të papërfaqësuara në Ekipin Negociator, LDK dhe VV, për t’u koordinuar për dialogun.

Takimi është i thirrur për sot në orën 10:00, orë e njëjtë kur Kuvendi do të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar draft-marrëveshjen e paraqitur nga Qeveria për dialogun me Serbinë. /Konica.al/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë