MENU
klinika

'Gjendje e vështirë'

Vuçiç ankohet për situatën e serbëve në Kosovë

25.12.2018 - 11:53

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se situata e serbëve në Kosovë po përkeqësohet, sepse Prishtina sipas gjitha gjasave deri në vitin e ri nuk do ta heq tarifën për mallrat serbe.

Por, Vuçiç tha se Serbia në të gjitha mënyrat do ta ndihmojë popullin e saj në Kosovë.

Në një intervistë për TV Pink, ai tha se gjatë vitit të ardhshëm do të rrisë ndihmën për serbët e Kosovës, në mënyrë që të ketë më shumë fëmijë serbë.

Duke folur për letrën që e ka dërguar presidenti i SHBA-së, Donald Trump, Vuçiç tha se përmes saj, presidenti Trump, ka shfaqur dëshirën që problemi mes Prishtinës dhe Beogradit të zgjidhet.

Sipas tij, presidenti amerikan, për herë të parë ka përmendur se po shikohet drejt një zgjidhje kompromisi.

Vuçiç tha se e vetmja pjesë në letër për të cilën ai mendon se nuk është e vërtetë, është pjesa ku thuhet se Prishtina dhe Beogradi janë afër një marrëveshje. /Konica.al/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përmbledhja ditore e rajonit

Kosova përgatitet për dialogun me Serbinë