MENU
klinika

Debate në PD

Kuvendi i PD, Basha: Jashtë liste ish deputetët e vetëdeklaruar

14.12.2018 - 20:10

PD ka mbledhur pasditen e sotme Kryesinë e Partisë Demokratike, një ditë para mbledhjes së Kuvendit Kombëtar për të votuar Këshillin e ri Kombëtar.

Mësohet se kandidatët për të qenë pjesë e Këshillit Kombëtar do jenë të gjithë anëtarët aktual dhe ish deputetët e PD.

Basha ka deklaruar se në listë nuk janë ata ish-deputetë që janë vetëdeklaruar se nuk janë pjesë e PD-së.

Në garë janë edhe Tomorr Alizoti, Igli Cara, Bislim Ahmetaj, Edhit Harxhi, Edvin Kulluri, Ledina Alolli, Endira Bushati, Gent Malko, Julian Deda, Suzana Guxholli, Gent Minarolli, disa prej të cilëve kritikë të Bashës.

Në garë për në Këshillin Kombëtar prej 170 vendesh, janë 350 kandidatë. Mbledhja nis nesër në orën 11:00.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN