Tema e parë që Donald Trump përmendi kur shpalli kandidaturën e tij për president në qershor 2015 ishte Kina. “Ata na vrasin” në tregti, tha ai, dhe premtoi ta rregullonte këtë.
Dy vjet në presidencën e tij, riparimi i tregtisë SHBA-Kinë është një punë ende në progres.
Pas bisedimeve të pafrytshme, të dyja palët njoftuan një armëpushim 90-ditor më 1 dhjetor, me sa duket për të punuar drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse. Edhe përfaqësuesi i tregtisë së SHBA Robert Lighthizer, i cili është një nga njerëzit më me përvojë, nuk duket optimist për një marrëveshje deri në afatin përfundimtar.
Marrëveshja e vërtetë do të ketë më shumë gjasa të vazhdojë të punojë për problemin. Një ndërprerje e plotë e tregtisë nuk është as e realizueshme as e dobishme për të dyja anët, por Trump duhet të i përgjigjet zotit Xi me vendosmëri.
Tre veprime do të ndihmojnë në forcimin e qëndrimit të presidentit të SHBA.
Së pari, ai duhet të përmirësojë marrëdhëniet me aleatët dhe miqtë e SHBA.
Fjalët dhe sjelljet e tij kanë qenë të tmerrshme. Brezat e amerikanëve kanë luftuar krah për krah me shumë nga këta partnerë gjatë shekullit të kaluar. Trump nuk u zgjodh për të shkatërruar këto marrëdhënie. Diplomacia dhe lidershipi, janë thelbësore.
Së dyti, Trump duhet të lërë hetimin penal për rastin Huawei në Departamentin e Drejtësisë.
Nuk ka asgjë që Trump duhet ta negociojë. Ai duhet të deklarojë se Shtetet e Bashkuara janë në anën e Kanadasë.
Së treti, Trump duhet t’i tregojë vendit se mund të jetë e vështirë për pak kohë, por ekonomia është e qëndrueshme dhe biznesmenët e SHBA janë më të rejat dhe më konkurrueset në botë.
Vendi do të përshtatet dhe do ta kalojë këtë “luftë tregtare”. Por njerëzit duhet të përgatiten.
Trump duhet t’i tregojë amerikanëve se nuk e ka ai fajin për problemet me Kinën sot, nga të cilat tregtia do të ketë pasoja shumë të këqija. Si dhe të ua bëjë të qartë se moszgjidhja e problemit tregtar me Pekinin do të çojë në një botë më të errët dhe më pak liberale në dekadat që do të vijnë.