Presidenti francez, Emmanuel Macron nuk e priti mirë vendimin e marrë nga presidenti amerikan Donald Trump për tërheqjen e trupave amerikane nga Siria.
Gjatë një konference për media në Çad, Macron theksoi se “një aleat duhet të jetë i besueshëm”.
“Më vjen thellësisht keq për vendimin e marr mbi Sirinë”, deklaroi presidenti francez.
Shtetet e Bashkuara thanë se grupi i Shtetit Islamik (IS) ishte mundur, një pretendim i kontestuar nga aleatët dhe politikanët amerikanë.
Franca, një pjesë kyçe e koalicionit të udhëhequr nga SHBA kundër IS në Siri dhe Irak, tha se trupat e saj do të mbeteshin në Siri.
Më 22 dhjetor, Trump mbrojti vendimin e tij për të tërhequr trupat amerikane nga Siria, pasi ai tha se ata kanë kryer misionin e tyre në mposhtjen e grupit militant, Shteti Islamik në Siri.
Më 20 dhjetor, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis dha dorëheqje pas vendimit të Trumpit.
Dy ditë më vonë, i dërguari i SHBA-së në koalicionin global në luftën kundër IS-it, Brett McGruk po ashtu dha dorëheqje për shkak të vendimit për tërheqjen e trupave amerikane.