MENU
klinika

"Gabim që nga fillimi"

Irani: SHBA ka krijuar paqëndrueshmëri në Siri

22.12.2018 - 16:13

Ministria e jashtme e Iranit ka thënë se prania ushtarake e SHBA në Siri ka dëmtuar rajonin, në komentet e para të qeverisë lidhur me planin e presidentit Donald Trump për të tërhequr trupat amerikane nga vendi i shkatërruar nga lufta.

Trump u zotua të enjten se Shtetet e Bashkuara nuk do të ishin më “polic i Lindjes së Mesme” ndërsa urdhëroi trupat të ktheheshin nga Siria.

“Prania e forcave amerikane ka qenë që nga fillimi, në parim, një veprim i gabuar dhe jo logjik dhe një shkak parësor i paqëndrueshmërisë dhe pasigurisë në rajon”, tha zëdhënësi i ministrisë së jashtme Bahram Ghasemi në kanalin e Telegramit të tij të shtunën.

Teherani ka qenë një mbështetës kryesor i qeverisë siriane.

Rojet Revolucionare të Iranit kanë një kontigjent të komandantëve dhe këshilltarëve të vendosur në Siri në mbështetje të Presidentit Bashar al-Assad dhe kanë transportuar armë dhe mijëra luftëtarë aty.

SHBA aktualisht ka rreth 2.000 forca të vendosura në Siri në dy zona përgjatë kufirit irakian që kishte për qëllim të mbante kontrollin e forcave iraniane.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan të premten “me kujdes” përshëndeti tërheqjen e planifikuar të Shteteve të Bashkuara nga Siria, duke njoftuar se do të vononte një operacion ushtarak kundër luftëtarëve kurdë sirianë, të cilët janë mbështetur nga SHBA në Siri që nga viti 2014.

Sipas njoftimeve në mediat turke, Trump mori vendimin për të tërhequr trupat amerikane nga Siria në një telefonatë të fundit me Erdogan, por Shtëpia e Bardhë ka mohuar pretendimet.

Një telefonatë e kohëve të fundit midis presidentëve turq dhe amerikanë duket se ka nxjerrë shumë dallime mes këtyre dy aleatëve të NATO-s, të cilët kanë pasur mosmarrëveshje mbi strategjinë e Sirisë gjatë viteve të fundit.

Një politikan i lartë kurd të premten i bëri thirrje Francës të luajë një rol më të madh në Siri pas tërheqjes së SHBA.

Ilham Ahmed nga Forcat Demokratike Siriane (SDF) të udhëhequr nga kurdët paralajmëroi të premten se vendimi për t’u tërhequr do të kishte pasoja të rrezikshme dhe një efekt destabilizues në të gjithë rajonin.

Sami Nader, drejtor i Institutit Levant për Çështjet Strategjike tha “Duket se vendimi nuk bazohet në një vizion strategjik apo plan strategjik, sepse është në kundërshtim me strategjinë kryesore të Uashingtonit”, tha ai. “Objektivi numër një i Shteteve të Bashkuara në rajon është të përballet me Iranin”. Ka një pikëpyetje të madhe rreth asaj se kush do ta mbushë këtë zbrazëti. Ndoshta turqit, ndoshta francezët, por kjo nuk është e qartë”./konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Trump kërkon të nisë bisedimet

Marrëdhëniet SHBA-Iran po përmirësohen