MENU
klinika

Shkak shpejtësia

Makina përfundon në humnerë, ndërron jetë shoferi në Burrel

17.12.2018 - 19:42

Një aksident me pasojë një të vdekur ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Milot-Burrel, në vendin e quajtur Shkopet.

Një mjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në humnerë.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, por identiteti i tij nuk bëhet i ditur.

Policia ka nisur hetimet.