MENU
klinika

Kushtetuta e re

Maqedoni/ Debati për ndryshimet kushtetuese në fazën finale

08.12.2018 - 13:13

Debati publik për propozim ndryshimet e Kushtetutës së Maqedonisë do të përfundojë ditën e hënë në Tetovë dhe Shtip.

Në tri debatet publike çka u mbajt në Shkup ekspertët dhanë propozimet e tyre të cilat kanë të bëjnë me përmirësimin e propozim amendamenteve.

Maqedoni/ Debat publik për ndryshimet kushtetuese konica.al
Maqedoni/ Debat publik për ndryshimet kushtetuese konica.al

Kryeministria Zoran Zaev dhe përfaqësuesit qeveritar gjatë debatit i prezantuan propozim amendamentet dhe treguan për nevojën e këtyre ndryshimeve në kontest të anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe BE.

Gjatë debatit u theksua se në propozim amendamentet janë të përfshira edhe propozimet e tetë deputetëve të opozitës që votuan për hapjen e kushtetutës. Gjithashtu, u tha se këto ndryshime do të hyjnë në fuqi vetëm nëse Greqia e ratifikon marrëveshjen e Prespës dhe nënshkruan protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO. /Konica.al/