Masat e njoftuara nga Presidenti Emmanuel Macron, për të qetësuar një valë protestash në Francë, do t’i kushtojnë rreth 8-10 miliardë euro buxhetit të vendit, tha një zyrtar të hënën.
“Kostoja është midis 8 dhe 10 miliardë euro”, tha Oliver Dussopt, ministër për llogaritë publike, në BFM TV. “Ne jemi në një proces mirë-rregullimi dhe po shohim mundësitë se si ta financojmë”.
Macron njoftoi më parë të hënën rritjet e pagave për punëtorët më të varfër dhe shkurtimet e taksave për pensionistët në koncesione të mëtejshme që synonin të çaktivizonin javë protesta shpesh të dhunshme që e sfiduan autoritetin e tij.
Franca është përballur me 4 fundjava protestash tejet të dhunshme, që nisën si demonstrata paqësore kundër rritjes së çmimit të karburanteve, por më pas u përshkallëzuan si pakënaqësi ndaj kostos së jetesës dhe problemeve të tjera, përfshi kundërshtimin e politikave të Macronit.
Vetë presidenti francez reagoi mbrëmjen e të hënës, duke dalë në një deklaratë televizive, ku e cilësoi të drejtë irritimin e tyre dhe njoftoi një sërë masash sociale, duke filluar nga rritja me 100 euro e pagës minimale në vend.