MENU
klinika

Vetëm për tre muaj

Mbi dymijë denoncime ndaj gjyqtarëve e prokurorëve

26.12.2018 - 16:25

Ndërsa muajt e fundit të vitit kanë shënuar një ngadalësim të ritmeve të vettingut, nuk ka ndodhur e njëjta gjë me denoncimet e qytetarëve ndaj gjyqtarëve e prokurorëve.  Në fund të nëntorit, numri total i denoncimeve nga qytetarët pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ka arritur në 2.140. 

Për periudhën shtator, tetor, nëntor,  janë depozituar përkatësisht 189,  157 dhe 106 kallzime nga qytetarët.

Komisioni fton prej kohësh të gjithë qytetarët të paraqesin pranë tij çdo dijeni të fakteve ose rrethanave që mund të përbëjnë prova në lidhje me kriteret e rivlerësimit të gjyqtarëve e prokurorëve.

Disa prej denoncimeve kanë luajtur edhe rol kyç në vendimet e trupave gjykuese, siç qe edhe rasti i një gjyqtari që kishte kërcënuar përmes mesazheve telefonike një qytetare, e cila konkurronte për një vend pune me bashkëshorten e tij.

Vetë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pranon se ka pasur denoncime të vlefshme, të cilat u kanë ardhur në ndihmë trupave gjykuese, ndërkohë që çdo denoncim i  bashkëlidhet dosjes së subjektit të rivlerësimit, të cilit i takon denoncimi dhe është trupa gjykuese që, në zbatim të ligjit, shqyrton dhe vendos për të.