MENU
klinika

Foto në Facebook-un e tij

Mbyllja e lojrave të fatit/ Rama: Lamtumirë!

29.12.2018 - 15:49

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetin e tij social Facebook, një foto të një lloto bari teksa punonjësit po hiqnin tabelën e një kompanie bastesh.

“Lamtumirë”- shkruan Rama në foton e publikuar në Facebook-un e tij.

Qeveria Rama 2, ka marrë vendim për të mbyllur brenda datës 31 dhjetor 2018 kazinotë elektronike, bingot tradicionale dhe bastet sportive në qendrat e banuara.

Sipas të dhënave zyrtare të Qëndrës Kombëtare të Biznesit (QKB) deri më datën 23 Dhjetor në të gjithë vendin janë mbyllur 5220 pika bastesh sportive ndërsa 331 pritet të mbyllen.

Pas mbylljes së basteve sportive qeveria ka thënë se do të marr përsipër që të kryejë një program rikualifikimi për ata që do të mbeten të papunë.

"Isha duke gjuajtur, kur në fund të pyllit pashë…"

Gjeti të mbytur vajzën 9-vjeçare, peshkatari tregon momentin

Dinamika/ Nga dhuna, tek vendimi për vetëflijim!

Burri denoncoi gruan dhe fëmijët se ishin zhdukur, por u arrestua!

Çoi vajzën e tij 9-vjeçare drejt vetëmbytjes, gruaja me dy fëmijët e tjerë, të zhdukur!

Kush është Ergys Arrazi, i dënuar më parë për drogë