MENU
klinika

Hapet rruga

Më pranë krijimit të Gjykatave të Posaçme kundër korrupsionit

27.12.2018 - 15:22

Ditën e sotme më 27 dhjetor 2018 Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen e radhës ku u shqyrtuan disa nga prioritet në lidhjen me funksionimin e Gjykatave të Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe emërimin e kandidatëve për magjistratë të diplomuar nga Shkolla e Magjistraturës.

Kjo mbledhje i hapi rrugë kështu krijimit të Gjykatave të Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Mësohet se në këtë mbledhje është vendosur dhe procedura për caktimin e përkohshëm të gjyqtarëve të këtyre gjykatave.

“Më përputhje me komptencat e përcaktura nga ligji, Këshilli vendosi nisjen e procedurës për caktimin e përkohshëm të gjyqtarëve pranë Gjykatave së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar duke i hapur rruge krijimit të këtyre gjykatave.”

Gjithashtu ka nisur procesi i komunikimit me institucionet shtetërore kompetente për verifikimin e pasurisë dhe figurës së kandidatëve për magjistratë të diplomuar në vitin 2018.

Këshilli miratoi deklarimin e mbarimit të statusit të gjyqtarit Metush Saraçi, për shkak dorëheqjeje.

Vaksinimi i fëmijëve 5 deri në 11-vjeç

Pfizer publikon studimin: Dozat janë gati 91 % efektive

"Lëre se është shoku i shefit, janë fëmijë biznesmenësh!"

Rrëfimet e policëve nga ndalimet e automjeteve në kohë pandemie

"Për urbanët e ka fjalën bashkia e Tiranës"

Gonxhe: Bileta për transportin ndërqytetës nuk rritet

Shpronësohen të gjithë bashkëpronarët

Merr fund “odiseja” e Sarajeve të Toptanëve