MENU
klinika

Nga Salih Mehmeti

Mesazhi urimi i një shoku të ministrit të jashtëm të Kosovës!

30.12.2018 - 13:43

I kam do pritshmëni prej shokut tem dhe shokut tonë që mori besimin me e navigue diplomacinë shqiptare në nji prej momenteve ma përcaktuese për rrjedhat e këtij shekulli.

Caktimi i Gentit si ministër i Jashtëm i Shqipnisë duhet me u pa përtej nji kurioziteti si rasti i parë i nji ‘kosovari’ që merr nji përgjegjësi të tillë.

Hapërimi diplomatik i shtetit shqiptar diktohet prej rrethanave komplekse e shpesh pavetësore, prandaj nuk kanë vend pandehmat për nji ndryshim radikal të kompasit të orientimit strategjik. Çka pres përunjësisht prej Gentit:

rama-caka

1. MPJ mos me lëshue kurrë ma deklarata groteske, qysh pati ndodh kur Ditmir Bushati u ba ministër i jashtëm e me marrë pozicionime diskutabile për rajone që nuk tangentojnë me neve.

Bushati lëshojke komunikata pro-Azerbejxhanit (rrjedhimisht kundër Armenisë) për kontestin gjaknxehtë në Nagorno-Karabak. Komunikata të tilla vinin jo aq nga sensi njohës, por nga oborrësia e përulun ndaj Erdoganit.

2. MPJ me u kursye prej animeve rreth Palestinës ose çashtjeve që duhen me u trajtue përtej ndjeshmënive, simpative ose antipative.

3. MPJ duhet me e vazhdue procesin e pacifikimit me Greqinë, në rrethanat e nji Ballkani të rikonfiguruem, tu mos lanë çashtje të pazgjidhuna që i mundësojnë palëve të treta me i rras turinjtë.

4. Nji mandat, si ky i Gentit, ka kohëzgjatje të kufizueme me sendëzue projekte ambicioze, por sidoqoftë duhet me u krijue prospekte që lehtësojnë zgjidhjet në të ardhmen.

Fjala vjen Sanxhaku. Nuk bahet fjalë për nji kuturisje fantazistësh që vizatojnë kufi për pikë të qejfit, por për nji rajon që, nëse e lamë anash modestinë, kërkon që Shqipnia (ose kofederata Shqipni-Kosovë) me e projektue fuqinë e vet.

5. Shkëmbimin e territoreve mos me e pa me thjerrzën e reagimeve postemocionale, psikozave kolektive, por si nji mundësi e rrallë zgjidhjeofruese.

T’priftë e t’përcjelltë e mbara, Gent!