MENU
klinika

Detajet

Meta bën shqiponjën me Canën

06.12.2018 - 09:00

Ish-kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana është ‘përjetësuar’ tashmë në një film dokumentar, i cili tregon jetën dhe veprimtarinë e gjakovarit.

Përmes një posti në “Facebook”, kreu i shtetit, Ilir Meta shkruan se Lorik Cana është ambasador i shkëlqyer i vlerave të mira sportive të shqiptarëve kudo në arenën botërore.

Mes tjerash, Meta shkruan se historia e Lorikut është një frymëzim për të rinjtë e tjerë shqiptarë, të cilët duan t’i hyjnë botës së sportit dhe futbollit në veçanti.

“Kapiteni legjendar i Kombëtares kuqezi, Lorik Cana, është padyshim një nga personalitetet e spikatura të futbollit tonë dhe një ambasador i shkëlqyer i vlerave më të mira njerëzore e sportive të shqiptarëve në botë.

Jeta dhe karriera e tij, e përmbledhur mjeshtërisht në filmin dokumentar “Loriku” është jashtëzakonisht frymëzuese për rininë e fëmijët shqiptarë.

I uroj suksese në angazhimin e ri me Fondacionin e tij në shërbim të fëmijëve e sportit.Falëminderit Kapiten për emocionet që na ke dhuruar me talentin tënd dhe për promovimin e Shqipërisë.”, shkruan Meta.