MENU
klinika

Më e thjeshtë se ç'mendoni

Metoda 100% natyrale që pastron helmet nga sistemi tretës

01.12.2018 - 13:42

Ndodh shpeshherë që vetë trupi ynë në një mënyrë a në një tjetër, të na dërgojë disa sinjale paralajmëruese sa herë që diçka nuk shkon mirë më organizmin.

Për shembull në qoftë se ndiheni të lodhur dhe të fryrë pas çdo vakti që hani, apo keni vështirë në jashtëqitje atëherë është momenti i duhur të ngrini pyetjen se ç’po ndodh me sistemin tuaj tretës.

Ky sistem është shumë i komplikuar, aktivizohet që me marrjen e ushqimit për të kaluar më pas në organet e mëposhtme : gojë, ekzofag, stomak, zorrë e hollë, zorrë e trashë, mëlçi e zezë, pankreas. Por kur trejtja nuk është shkon mirë, atëherë provoni lëngun detoksikues të mëposhtëm.

Kaloni në frulator ½ kastravec me madhësi mesatare, 1 mollë jeshile, 3 feta ananas, 1 portokall, 2 lugë gjelle me Aloe vera dhe gjysmë gote uji. Kjo e fundit duhet shtuar pasi të gjithë përbërësit e mësipërm të jenë lidhur me njëri-tjetrin. Pasi pija të jetë sa më homogjene, shtoni ujin dhe pijeni.

KUJDES: Kjo pije duhet konsumuar me stomakun bosh për dy javë.