Gjatë hulumtimit në planetin Mars, anija Curiosity Rover e NASA-s ka hasur në një objekt të shndritshëm, që besohet të jetë një copë ari.
Për të vërtetuar nëse ka të bëjë me ari, apo është thjesht një material që ka reflektuar, zyrtarët e agjencisë hapësinore, do ta dërgojnë sërish aparatin hulumtues në atë zonë, që të marri pamje më të detajuara.
“Ka mundësi të jetë meteor, por është shumë më shndritës. Curiosity do të kthehet sërish, për të bërë analizat e duhura”, thuhet në raport.
Curiosity ka gjetur shumë gurë të çuditshëm nw planetin Mars, përshirë edhe disa me një ngjyrë të errët që nuk është parë ndonjëherë.
Gjetja e këtij objekti që besohet të jetë ari, është më i veçanti deri më tani.